5.5 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajme“BDI, parti që punon kundër interesave amerikane”! Intervistë me Arben Fetain-VLEN, zv.kryeministër...

“BDI, parti që punon kundër interesave amerikane”! Intervistë me Arben Fetain-VLEN, zv.kryeministër i RMV-së

Zv/kryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, vlerëson se futja e Artan Grubit në “Listën e Zezë” të SHBA-ve është dëshmia më e madhe se BDI-ja është parti që ka punuar gjithmonë kundër interesave amerikane.

Në një intervistë për gazetën LAJM, ka folur për aksionet e fundit të policisë, përgatitjen e ligjit për përfaqësim të drejtim, për gjuhën shqipe, ndryshimet kushtetuese dhe procesin për shkrirjen e subjekteve që përbëjnë koalicionin VLEN në një parti.

“Kjo parti tashmë është totalisht e diskredituar. Njeriu i parë i Ali Ahmetit është në “Listën e Zezë” amerikane, njeriu i dytë për nga hierakia ka qenë Ramiz Merkoi cili është në “Listën e Zezë” poashtu edhe Xhevat Ademi dhe kjo partie e ka marrë një hije shumë të keqe, është vulosur fakti që kjo parti është e padëshirueshme përm faktorin ndërkombëta dhe është e padëshirueshme. Keni parasysh se baza ligjore për futjen e njerëzve të BDI-së apo cilitdoqoftë është se korrupsioni si ky që sanksionohet me futjen në “Listën e Zezë” amerikane shkon ndesh me interesin amerikan, prandaj i fusin në “Listën e Zezë” amerikane. Pra, baza ligjore është që kriminaliteti i tillë bie ndesh me interesin strategjik amerikan”, u shpreh Fetai.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments