4.5 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDy tërmetet në Kosovë ,janë ndier edhe në Maqedoni

Dy tërmetet në Kosovë ,janë ndier edhe në Maqedoni

Në Kosovë mbrëmë janë regjistruar dy tërmete, të cilët sipas dëshmive të qytetarëve në rrjetet sociale janë ndjerë edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në Tetovë, Gostivar dhe Shkup.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), tërmeti i parë, me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, ka ndodhur në orën 1:46 të mëngjesit me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra nga Prizreni, në thellësi 10 kilometra dhe rreth 74 kilometra në perëndim të Shkupit.

Tërmeti i dytë me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar në orën 03:59. Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra nga Prizreni dhe 7 kilometra nga Dragashi, në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ndonëse tërmetet ishin të fuqisë mesatare, lëkundjet i kanë ndjerë qytetarët në rajonin e Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments