4.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Asgjë nuk do të ndodh me 11 dhjetor! Opozita dëshiron tensione...

Mickoski: Asgjë nuk do të ndodh me 11 dhjetor! Opozita dëshiron tensione dhe ndarje etnike! Edhe BDI e din se nuk do të ndodh asgjë

“Të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë,” deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp sot në Qeveri, i pyetur për seancën e Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor lidhur me Ligjin për Gjuhët.

Ai tha se BDI qëllimisht krijon ndasi dhe tensione etnike.
“Po bisedojmë me VLEN, kjo është një procedurë që është në proces. Kemi një situatë ku tani askush nuk mund të ndërhyjë në Gjykatën Kushtetuese, sepse parimi deri më tani përfundoi më 8 maj. Tema e vetme përmes së cilës BDI është e pranishme në publik është krijimi i ndasive mbi baza etnike; ata trajtojnë vetëm çështje etnike, nuk mund të imponojnë tema të tjera ose të tërheqin njerëz që t’i mbështesin. Ata u përpoqën me atë agjendën e tyre të gjelbër, por nuk ia dolën,” deklaroi Mickoski.

“Ekzistojnë dy çështje. E para është ndarja e qytetarëve, dhe kjo u pa qartë nga koalicioni i VLEN-it, ku përfaqësues të lartë të BDI-së janë fotografuar me dhunuesit, ata që dogjën flamurin shtetëror. Dhe informacionet që disponon MPB-ja e konfirmojnë këtë. Teza e dytë është se edhe ata e dinë mirë, sepse BDI për 20 vjet ka emëruar gjyqtarë kushtetues, madje ata e dinë se të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë. Pastaj do të dalin në publik dhe do të thonë: ‘Ja, ne ushtruam presion, prandaj nuk ndodhi asgjë’. Të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë; ka procedura, seanca përgatitore, e kështu me radhë, por ata sërish po i keqpërdorin shqiptarët, maqedonasit, duke i munduar me përpjekje për ndarje dhe për të tërhequr vëmendjen.

Prandaj, i lutem të gjithë qytetarëve të jenë të qetë. Kjo është një grup i izoluar ish-funksionarësh të lartë qeveritarë, për të cilët ka dyshime të bazuara për krim të madh, që së shpejti do të fillojë të zbulohet. Publiku duhet ta dijë të vërtetën e vërtetë, çfarë fshihet pas kësaj fushate nga këta përfitues politikë,” deklaroi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments