Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë nga Drejtori i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Kosovës, Bislimi theksoi partneritetin, miqësinë dhe aleancën e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takim u bisedua mbi perspektivën e dialogut dhe rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve, me theks në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të Ohrit, ku Kosova vazhdon të mbetet konstruktive dhe e angazhuar në proces.
“Zëvendëskryeministri Bislimi tha se edhe sulmi i fundit terrorist javën e kaluar në Varagë të Zubin Potokut në kanalin e Ibër-Lepencit, është tregues i radhës se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve dhe fqinjësi të mirë. Ai theksoi dhe nevojën që akti i agresionit i Banjskës i shtatorit të vitit të kaluar si dhe sulmi i fundit në Ibër-Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete, në mënyrë që të parandalohet që Serbia të përsëritë sulme të përmasave të tilla që minojnë sigurinë e vendit dhe të rajonit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Më tej, Bislimi foli për politikat nxitëse të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre