2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeXholev: Nuk duhet të bëjmë luftë, problemet në gjyqësor duhet të zgjidhen...

Xholev: Nuk duhet të bëjmë luftë, problemet në gjyqësor duhet të zgjidhen së bashku

Problemet që ekzistojnë në gjyqësi janë të përbashkëta për të tria pushtetet gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative, prandaj duhet t’i zgjidhin së bashku, thotë kryetari i Gjykatës Themelore Penale Shkup, Ivan Xholev, i cili është edhe kryetar aktual i Shoqatës së Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore.

I pyetur për të komentuar reformat e paralajmëruara dhe veprimin e fuqishëm në gjyqësor të paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i gjykatës më të madhe në vend, sipas rasteve të gjykuara në të, tha se gjyqësori është një nga fushat më të reformuara në vend dhe se si gjyqtarë do të vazhdojnë në atë drejtim, sepse është i domosdoshëm për shtetin ligjor dhe shtet juridik.

“Ne nuk jemi këtu për të bërë luftë dhe mendoj se problemet që ekzistojnë në gjyqësor i ndajnë pushteti gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ. Po e përsëris, duhet t’i zgjidhim së bashku dhe drejtësia po mendon në atë drejtim”, tha Xholev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments