2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Ku prek BDI-ja, as bari nuk mbin! Edhe LSDM e kuptoi...

VLEN: Ku prek BDI-ja, as bari nuk mbin! Edhe LSDM e kuptoi që është barrë e rëndë për çdo partneritet

Nga koalicioni VLEN kanë komentuar përplasjet në distancë mes partive opozitare, BDI dhe LSDM, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se tashmë edhe LSDM e ka kuptuar se BDI-ja, siç thonë ata, është një barrë e rëndë për partneritet.

“LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e rëndë për çdo partneritet dhe një makineri që prodhon vetëm kriza dhe korrupsion. Pas viteve të servilizmit dhe përpjekjeve për të mbrojtur këtë parti të kalbur, LSDM tani po bën një hap të vonuar drejt distancimit nga BDI, duke kërkuar falje publike për dështimet e saj BDI nuk është vetëm e izoluar nga qytetarët dhe votuesit, por edhe nga partnerët e saj të deridjeshëm. Kjo parti, që për 22 vite ka shkelur çdo normë të besimit duke krijuar një sistem ku mbizotërojnë krimi dhe korrupsioni, nuk ka më vend në politikë. Nuk mund të ketë bashkëpunim me një parti që e ka shkatërruar çdo institucion ku ka pasur qasje, duke e lënë vendin të ngecur në vendnumëro dhe qytetarët të zhgënjyer. BDI e ka dëshmuar se ku prek as bari nuk mbin!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments