11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Një punë që nuk u bë për 26 vjet”,Albin Kurti: Ky 28...

“Një punë që nuk u bë për 26 vjet”,Albin Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti ka  thënë se do të ndërtojnë një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari

“Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori!”, ka shkruar Kurti.

Ai ka publikuar edhe pamje nga projekti për zhvillimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”. “Një punë që nuk u bë për 26 vjet në qeverisjen tonë ka nisur dhe po trajtohet me seriozitetin që meriton”, thuhet ndër të tjera në video.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments