I pyetur për ndryshimet kushtetuese, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk dha ndonjë afat ndonëse koalicioni VLEN pati premtuar që do të ndodhin deri në fund të vitit, përcjell TV21. Kasami tha se, ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin sa më shpejtë si parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.