Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe se mjaft prokurorë, familjarë të tyre, janë kërcënuar nga ky krim i organizuar.
Dumani ka ngritur shqetësimin për këtë fenomen pasi vihet në rrezik jeta e prokurorëve të SPAK dhe e familjarëve të tyre.
“Lidhur me krimin e organizuar jemi të shqetësuar, sepse vihet në rrezik jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre. Janë të shumta rastet që prokurorët janë kërcënuar. Krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe agjencitë e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë. Nuk flasim për krim të rrezikshëm imagjinar, por për real.”, tha Dumani për RTSH.