5.9 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Levica”: Blerjet e armëve shkurtojnë paratë për kategoritë sociale!

“Levica”: Blerjet e armëve shkurtojnë paratë për kategoritë sociale!

Rritja e theksuar e mjeteve për harxhime ushtarake dhe militarizimin në llogari të uljes së komponentës sociale dhe ekologjike në buxhet, është një tregues alarmant për prioritetet e kësaj qeverie – reagojnë nga partia “Levica”.

Sipas tyre, buxheti për mbrojtje dhe blerje të armëve nga SHBA-të, është rritur për 13%, derisa pushteti DPMNE-ZNAM-VLEN, qytetarëve të tyre të kategorisë sociale, sic thonë, u shkurton madje 40% të mjeteve.

“Strategjia ekonomike e qeverisë aktuale, jo vetëm që bazohet në modelin e njëjtë të asaj të mëpërshme LSDM-BDI, por vendosi të shkurtojë për kategoritë e cënueshme. Alarmante është se buxheti për mbrojtje sociale për deinstitucionalizimin dhe shërbimet sociale ulet për 44.6%, që do të thotë 245.401 denarë më pak mjete. Sa për krahasim, buxheti i mbrojtjes arrin shifra rekorde prej 20.5 miliardë denarë” – thuhet në reagimin e “Levicës”.

“Levica” njofton se ka intervenuar me numër të madh amendamentesh, ku sic thonë, propozohen alternativa për shpërndarje më efikase dhe më të qëndrueshme të mjeteve.

“Në vend që miliardat për pajisje ushtarake dhe ndjekjes vazale të kahjeve të huaja për armatim të panevojshëm, kërkojmë që këto resurse të ridestinohen nëpër fonde për mbrojtje sociale dhe investime në ekologji, që kanë rëndësi ekzistenciale për pjesën më të madhe të popullatës” – thuhet në reagimin e “Levicës”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments