2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiMickoski: Janë definuar çmimet dhe produktet e përfshira në shportën e Vitit...

Mickoski: Janë definuar çmimet dhe produktet e përfshira në shportën e Vitit të Ri

Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë sot se, veç më janë definuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri. Ai tha se, janë definuar edhe çmimet, ndërsa shtoi se shporta e vjeshtët dha rezultat.

“Nga sa jam informuar nga ministri i Ekonomisë, është vendosur komunikimi me odat, është përcaktuar lista e produkteve dhe artikujve për para Vitit të Ri, janë përcaktuar edhe çmimet. Jemi duke punuar dhe kjo shihet nga raportet e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. E keni parë që pasi nuk e di për sa kohë, inflacioni mujor është negativ dhe shkon në -0.7 për qind, pra jemi në deflacion kur krahason tetorin dhe shtatorin. Më vjen keq që u kritikua nga opozita, por shifrat janë të pamëshirshme. Qytetarët i ndjejnë efektet e masës dhe kjo shihet në shifra, ka një rënie në tetor, nuk ka më inflacion, por ka deflacion prej -0.7 dhe ka qenë 0.3 për qind në shtator në krahasim me gushtin”, tha Mickoski.

Kujtojmë se, Qeveria më 20 shtator miratoi një masë, e cila parashikonte që produktet në të ashtuquajturën  shporta e vjeshtës të kenë marzh fitimi bruto të kufizuar, përkatësisht të jenë. me një diferencë të kufizuar prej 10 përqind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Kjo masë ishte në fuqi deri më 31 tetor.

Por, përkundër masës, qytetarët në muajin tetor kanë arritur të “kursejnë” vetëm 57 denarë nga harxhimet e nevojshme bazë për dallim nga muaji paraprak.

Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor është 57 denarë më pak se në shtator, kur ishte 61.306 denarë.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, masa u zbatua me sukses dhe sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë i dha rezultatet e pritshme. Ai paralajmëroi se, do të ketë edhe shportë të Vitit të ri, të Krishtlindjes, të Ramazanit, të Pashkëve. Këto shporta, sipas tij, do të kenë përbërje të ndryshme të produkteve, në varësi të asaj se çfarë shpenzohet më shumë gjatë asaj periudhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments