4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Medvegja e Lugina (Preshevë, Bujanoc). në protestë, Shqipëria në...

Dritan Goxhaj / Medvegja e Lugina (Preshevë, Bujanoc). në protestë, Shqipëria në festë

Para dy ditësh, me datë 3 shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës u mblodhën sërish, për herë të tretë për të protestuar kundër ligjit të shtetit Serb për Vendbanim dhe Vendqëndrim, që ne e njohim si ligji për Pasivizimin e adresave.

Këtë herë shqiptarët e këtyre trevave u mblodhën për të protestuar në Medvegjë, pasi kjo komunë në jug të Sërbisë është komuna më e prekur nga ky ligj.

Shumë herë. E shumë njerëz kanë folur për këtë ligj por çfar është ai në vetvete.

Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim është miratuar në vitin 2011 nga autoritetet serbe edhe me mbështetjen e madhe të atëhershme të komunitetit ndërkombëtar në Beograd, pasi autoritetet serbe e paraqitën si të domosdoshëm këtë ligj, me arsyetimin se duhej për të pastruar listat e votuesve.

Por në të vërtetë, qëllimi i vërtetë i këtij ligji, ashtu siç edhe u vërejt më vonë, kishte të bënte vetëm me diskriminim të minoritetit shqiptar në jug të Sërbisë, dhe veçanërisht me atë që jeton në komunën e Medvegjës, pasi kjo komunë në atë kohë ishte e banuar nga një popullsi e konsiderueshme shqiptare, por që nuk përbënin shumicën në këtë komunë ashtu siç përbëjnë shumicën në dy komunat e tjera, Preshevë dhe Bujanoc.

Dhe në komunën e Medvegjës sipas statistikave të vet Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Sërbisë, janë fshirë nga regjistri civil i kësaj komune vetëm për periudhën 2015 deri në 2019, 4 mijë (4000) shqiptarë.

Mbas mabrimit të luftës në Kosovë në 1999, por edhe pas ndërprerjes së konfliktit në Preshëvë Medvegj e Bujanoc në vitin 2001, në këto komuna jetonin aso kohe rreth 100 mijë shqiptarë, ndërsa sot si rezultat i represionit politik, policor dhe administrativ të Sërbisë ndaj shqiptarëve në trojet e tyre etnike në këto komuna kanë mbetur rreth 73 mijë (73,000) shqiptarë.

Por ajo që e ka pësuar më së shumti është komuna e Medvegjës me qëllimin e vetëm që ta kthejnë atë në komunë serbe, dhe këtë autoritetet e Beogradit nuk e kanë mohuar asnjëherë, sidomos sa herë ka zgjedhje lokale ato tashmë deklarohen se kjo komunë është komunë serbe dhe jo shqiptare.

Shumë nga ju do thonë që derisa është një vendim administrativ atëherë shqiptarët atje mund ta kundërshtojnë këtë vendim në gjykata.

Sipas këtij ligji nëse gjatë verifikimit të adresës së vendbanimit qytetari nuk gjendet në shtëpi, atij i pasiviziohet adresa e përhershme e vendbanimit.

Normalisht duhet t’i lëshohet një vendim i cili të jepe një periudhe kohore vetëm prej 8 ditësh për të bërë ankesë në zyrat lokale të policisë.

Pamvarësisht se ti mund të mos jesh në atë kohë fare aty.

Dhe ajo çka është edhe më problematikja, autoritetet serbe nuk lëshojn fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa.

Në shumicën e rasteve, sidomos viteve të fundit, kjo informatë u jepet vetëm gojarisht, në mënyrë që të mos kenë mundësi të ankimohen në asnjë gjykatë derisa të kalojë afati 8 ditor.

Dhe kjo bëhet qëllimisht që edhe në të ardhmen shqiptarët në këto komuna të mos mund të fillojnë procese ligjore kundër Serbisë për shkelje të rëndë të drejtave të tyre dhe diskriminim sistematik që po ju bëhet në baza etnike.

Ky pasivizim i cili nuk është asgjë tjetër por vetëm se një pastrim etnik modern, çdo personi që i është pasivizuar adresa i refuzohet trajtimi mjekësor në spitale edhe pse posedojnë letërnjoftime të vlefshme dhe sigurim shëndetësor.

Po ashtu, qytetarëve të cilëve ju skadon letërnjoftimi nuk ju lejohet të marrin letërnjoftim të ri ose pasaportë, dhe si pasojë as nuk marrin dot pjesë në votime.

E gjithë kjo bëhet me qëllim që këta shqiptarë pastaj të detyrohen të largohen nga këto komuna, ose duke u regjistruar në komuna të tjera të sërbisë si në Beograd ose në Novi Sad ku ju lejohet regjistrimi i ri pa asnjë problem, ose të largohen fare nga Sërbia në drejtim të Kosovës.

Qasja politike e Beogradit zyrtar ndaj komunitetit shqiptar ka mbetur e njëjtë ashtu siç ka qënë në vitet 90 e 99, që do të thotë se Vuçiçi dhe politika serbe kanë mbetur të njëjtët anti shqiptar që kanë qënë sikur ishin nën pushtetin e Millosheviçit por edhe tashti që pushtetin e ka vetë.

Por fatkeqësisht, përkundër këtij diskriminimi sistematik të shqiptarëve në Medvegjë Luginë (Preshevë, Bujanoc), as Prishtina e as Tirana zyrtare nuk janë deklaruar asnjëherë për këto ngjarje.

Këto të dyja vazhdojnë të njëjtën qasje ndaj këtij fenomeni të pastrimit etnik.

Vazhdojmë të jenë indiferent ndaj ndaj këtij shpopullimi të qëllimshëm e diskriminimi sistematik të shqiptarëve në Serbi, i favorizuar totalisht nga heshtja e Prishtinës dhe më së shumti nga heshtja dhe indiferentizmi i vetëdijshëm dhe i programuar i Tiranës zyrtare.

Pasi kjo e fundit e ka edhe detyrim kushtetues që të reagojë për këtë pastrim etnik, sipas nenit 8 të Kushtetutës.

Por pamvarësisht se shqiptarët në Medvegjë e Luginë (Preshevë, Bujanoc) është hera e tretë që protestojnë të vetëm, a keni dëgjuar që Ministria jonë e Punëve të Jashme të ketë thërritur qoftë edhe një herë të vetme ambasadorin serb në Tiranë për t’i shprehur shqetësimin e qytetarëve shqiptarë të Medvegjës dhe Luginës (Preshevë, Bujanoc)?

Po Kryeministrin që mbeti duke bërë festa me pensionistët nëpër qytetet e Shqipërisë, a e keni dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme që ta ngrejë këtë shqetësim jetik dhe kombëtar të Shqiptarëve në Medvegjë dhe Luginë (Preshevë, Bujanoc)?

Jo nuk besoj se e keni dëgjuar dhe as që do e dëgjoni, pasi ai është i zënë me hallet e Ukrainës dhe mbështetjen që i duhet t’i japi terrorizmit izraelit, pastrimit etnik dhe genocidit ndaj palestinezëve, kështuqë nuk mundet që të dali kundër pastrimit etnik që sivëllai i tij Vuçiç bën ndaj shqiptarëve në Medvegjë e Luginë (Preshevë, Bujanoc).

Po Kryetaren e Parlamentit “Mamicën” Spiropalin e keni dëgjuar që të shprehi ndonjehërë këtë shqetësim?

Po Presidentin e Republikës a e keni parë ose dëgjuar që të ngrihet në nivelin e detyrës së tij si mbrojtës dhe përfaqësues i Kushtetutës që të mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Medvegjë e Luginë (Preshevë, Bujanoc)?

Po politikën shqiptare majtas e djathtas e keni dëgjuar të shprehet e të mbajë qëndrim për këtë problem të shqiptarëve në Medvegjë e Luginë (Preshevë, Bujanoc)?

Jo nuk i keni dëgjuar e nuk do i dëgjoni pasi Sërbia i ka kapur të gjithë peng.

Kësaj në këtë Shqipërinë tonë i thonë : fshati digjet e kurvat krihen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments