8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia konfirmon rastin, janë identifikuar personat që me dhunë tentuan të futeshin...

Policia konfirmon rastin, janë identifikuar personat që me dhunë tentuan të futeshin në komunën e Tetovës

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kanë konfirmuar se dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit kanë dashur të futen me dhunë në komunën e Tetovës, përcjell TV21. Sipas policisë, të njëjtit e kanë kanosur punonjësin e komunës.

“Sot (5 nëntor) në rrugën “Dervish Cara” në objektin e komunës së Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat K.I. (34) dhe A.A. (38), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i sigurisë”, i dënueshme nga neni 144 i Kodit Penal. Sipas njoftimit, ata rreth orës 14:20 e kanë kanosur personin L.M., punonjës në komunën e Tetovës. Të njëjtit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments