7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme930 milionë euro vetëm për paga! Davitkovski: Reformë urgjente në administratë

930 milionë euro vetëm për paga! Davitkovski: Reformë urgjente në administratë

Vetëm për pagat shteti deri vitin e ardhshëm do të harxhojë pothuajse 930 milionë euro. Sipas ministres së financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, në Propozim buxhetin për vitin 2025 janë paraparë 780 milionë euro për paga dhe kompensime të administratorëve, ndërsa në mënyrë shtesë do të shtohen edhe 32 milionë euro për rritjen e dakorduar të pagave në arsim, 84.5 milionë euro shtesë për rritjen e pagave në shëndetësi, si dhe 32 milionë euro për rritjen e pagës minimale.

Ekspertët thonë se mbi një e pesta e buxhetit në vend që të shkojë për zhvillim çdoherë përfundojnë për paga të aparatit shtetëror.

Davitkovski është decid se urgjentisht nevojitet reformë urgjente e administratës publike. Thotë se kështu administrata do ta “hajë” buxhetin dhe asnjëherë nuk kemi komponentë zhvillimore në të.

Sipas të dhënave të Ministrisë për shoqëri informatike, në sektorin publik janë të punësuar rreth 130 mijë persona. Analiza e TV21 tregoi se nga viti në vit shuma që ndahet nga buxheti për paga dhe kompensime rritet në mënyrë drastike, kështu që nga viti 2014 deri më tani kjo shumë pothuajse është dyfishuar. Numrat tregojnë se në vitin 2014 pagat e administratës i kanë kushtuar buxhetit 384 milionë euro. Ndërsa këtë vit, me rebalanc janë ndarë pothuajse dyfish më shumë para ose 724 milion euro janë nevojitur për pagesën e pagave të aparatit shtetërorë. Në vitin 2025 do të ndajmë edhe 200 milion euro më shumë ose 930 milion euro për paga dhe kompensime për administratën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments