8.2 C
Tetovo
E martë, 5 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Mërgata mban mend mëkatet e BDI-së,për 22 vite pushtet.

VLEN: Mërgata mban mend mëkatet e BDI-së,për 22 vite pushtet.

Po t`ju dhimbsej mërgata siç tani derdhin lot krokodili për të, gjatë 22 vite qeverisjeje BDI do të punonte për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve që ata mos të shpërngulen. Por, kjo nuk ndodhi pasi në vend të kujdesit për mërgatën tonë të shtrenjtë ata zgjedhën të kujdesen vetëm për ndarje tenderësh mes vete, punën të cilën dinin ta bënin më së miri, kanë deklaruar nga VLEN.
“BDI-së nuk i intereson mërgata, prandaj edhe lejuan që në vitin 2021 të realizohet regjistrimi i popullsisë me atë metodologji që përjashtohet mërgata duke i kategorizuar me një epitet të panjohur më parë si banorë jorezident. Gjegjësisht lejuan ndarjen e mërgatës nga numri i përgjithshëm i banorëve edhe pse kishin pushtetin qendrorë dhe zëvendës drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami, i cili pas mbylljes së regjistrimit, saktësisht më 30 mars të vitit 2022 në një studio televizive kishte theksuar: “Absolutisht siç thanë edhe ekspertet e BE-së dhe Eurostatit, konfirmuan se ky regjistrim është real dhe i suksesshëm”. Me këtë deklaratë mërgata u përjashtua dy herë nga metoda e regjistrimit dhe nga heshtja apo konfirmimi i BDI-së që thirreshin në emër të përfaqësuesve të shqiptarëve.
BDI-së nuk i intereson fare mërgata, pasi pranoi ndërprerjen e regjistrimit pikërisht në kohën kur hovi i regjistrimit të mërgatës ishte i jashtëzakonshëm, nga kjo shtyrje e regjistrimit mërgata u bë skeptike dhe refuzuan të vazhdojnë të regjistrohen, sepse BDI lejoi që procesi i regjistrimit të manipulohet.
Kujtojmë që, mërgata si pasojë e politikave të këqija të BDI-së ka humbur vendlindjen si detyrim kanë migruar, por kjo nuk ka ndikuar assesi që mërgata ta humbë kujtesën për shkaktarët kryesor që ata sot ndodhen kudo larg vendit ku kanë lindur e janë rritur. Pra, kujtesa e mërgatës është më e freskët sesa mashtrimet e BDI-së.
Për fat të mirë të mërgatës dhe gjithë qytetarëve tjerë, sot jemi në rrethana tjera shqiptarët përfaqësohen nga VLEN, të cilët janë këtu dhe do punojnë pa ndalur që ky diskriminim dhe përjashtim i mërgatës të përmirësohet në forma tjera, E me këtë ritëm të punës të përmirësohen edhe shumë çështje të tjera që pushteti i kaluar i la pa zgjidhje sepse ishin duke mbrojtur interesat e tyre klanore, partiake, e personale si BDI.
Për këtë padrejtësi ndaj mërgatës, ndëshkimin do ta merrni po nga ajo. Mos kërkoni shpëtimin në mërgatë sepse aty do ta gjeni dënimin tuaj. VLEN nuk do të lejoj që shqiptarët të bëhen mburojë e krimeve të BDI-së”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments