8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkuroria hap lëndë kundër drejtorit të ri të ASK-së, Bojan Hristovski

Prokuroria hap lëndë kundër drejtorit të ri të ASK-së, Bojan Hristovski

Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka hapur lëndë sipas kallëzimit penal kundër drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare, Bojan Hristovski. Nga Prokuroria konfirmojnë se kanë pranuar denoncim anonim, i cili i është dhënë prokurorit përkatës publik dhe është duke u vepruar. Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të ri të Agjencisë për siguri kombëtare shkaktoi reagime të shumta në opinion, ndërsa më herët opozita i bëri thirrje Prokurorisë që të hapë procedurë në kuadër të kompetencave të saj dhe të vendosë përgjegjësi për shkelje të mundshme të ligjit me këtë emërim. Javën e kaluar Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit hapi rast për emërimin e Bojan Hristovskit drejtor të ASK-së, pas një parashtrese anonime. Qeveria në seancën e 16 tetorit shkarkoi drejtorin e Agjencisë për siguri kombëtare, Zharko Milloshevski dhe në vend të tij u emërua Hristovski. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments