0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski replikë Bexhetit: Anëtarë të BDI-së më shkruajnë SMS: Na jep gjysmën...

Mickoski replikë Bexhetit: Anëtarë të BDI-së më shkruajnë SMS: Na jep gjysmën e pushtetit të VLEN-it, do hyjmë në Qeveri!

“Mund të ju tregoj SMS nga anëtarë të BDI-së të cilët më shkruajnë se BDI është e gatshme ë hyn në qeveri nëse i jepet vetëm gjysma e saj që e ka marë VLEN-i. Kjo qeveri që duhet të kthen dinjitetin, krenarinë dhe legjitimitetin shtetit dhe është qeveri edhe e maqedonasve, edhe e shqiptarëve, serbëve, turqve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe ashtu do të vazhdojë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti.

Mickoski e porositi Bexhetin se BDI ka kohë të riorganizohet në opozitë, të freskohet në aspektin kadrovik,do vijnë zgjedhjet he qytetarët do ta thonë të tyre.

Lidhur me ndikimin ndaj Gjykatës Kushtetuese, kryeministri i tha Bexhetit se e gjithë përbërja e kësaj gjykate është nga koha kur LSDM dhe BDI ishin në pushtet, prandaj janë qesharake për ndikim nga qeveria e tanishme.
Mickoski theksoi se fillon reformimi i Këshillit Gjyqësor, e pastaj të Këshillit të Prokurorëve Publik.

“E shohim se çka po ndodh në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, vëllezër, kushërinj, bashkëpunëtorë të afërt të ish ministrit të punëve të brendshme, motra e deputetes së LSDM-së dhe kryetares së Unionit të grave të LSDM-së është pjesë e Këshillit Drejtues”, tha Mickoski, duke shtuar se sa i përket drejtësisë kjo qeveri do të bën hap para me të cilin do të krenohen të gjithë dhe që do të konfirmohet dhe në raportin ardhshëm të progresit nga Komisioni Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments