10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme500 milionë euro euro-obligacion dhe 2 miliardë euro do të duhet të...

500 milionë euro euro-obligacion dhe 2 miliardë euro do të duhet të paguajë vetëm borxh shteti për një vit, ministrja e Financave-Koçoska: Nuk e di pse habiteni

Ministrja e Financave ka zbuluar edhe borxhin që do të duhet të kthehet brenda një viti nga shteti dhe ai kap vlerën prej 2 miliardë euro. Jashtë kësaj, në janar do të duhet të kthehen edhe 500 milionë euro euro-obligacion, por që Gordana Dimietrieska – Koçoska thotë se kjo do të jetë me rifinancim, transmeton TV21.

“Jo, do të jetë më i ulët se ajo (65%) pasi ka pasur korrigjim në prodhimin bruto – vendor. Por, shpesh herë e them se gjithçka do të varet edhe nha ndërmarrjet komunale se sa do të hyjnë në hua sepse borxhi publik nuk është vetëm borxh i shtetit. Sido që të jetë, kur e shohim atë që mund ta kontrollojë Ministria e Financave borxhi shtetëror sigurisht se nuk do ta tejkalojë as 60%. Sa i takon borxhit publik, varet se çfarë informacionesh do të marrim edhe nga ndërmarrjet publike. Nëse pyesni se sa do të arrijmë të kthejmë nga borxhi, atëherë 500 milionë euro kemi vetëm euro-obligacion i cili është në janar. Për këtë do t’i sigurojmë mjetet dhe do ta rifinancojmë. Do të thotë kemi diku 2 miliardë euro, ku vetëm 500 milionë janë euro-obligacion. Nuk e di pse habiteni? Vitet e kaluara ka pasur më shumë se 2 miliardë euro huamarrje”, tha Dimitrieska – Koçoska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments