Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar drejtorin aktual të Agjencisë për Siguri Nacionale se ka paraqitur certifikatë false për njohjes e gjuhës angleze, transmeton TV21.
A do të kërkojë tërheqjen, është pyetur kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai tha se nëse këtë e konstatojnë institucionet relevante, atëherë po, do të kërkojë largimin e tij
“Nëse konstatohet ajo nga institucionet përkatëse, e jo LSDM-ja opozitare dhe ish agjentët e frikësuar, të cilët këto institucione të sigurisë i shndërruan në fortesa në luftën kundër opozitës, në kohën kur ne (VMRO) ishte në opozitë, ATËHERË PO!”, tha Mickoski.
Më tej Mickoski tha se nuk do të lejojë që “kodoshët e LSDM-së dhe BDI-së” të sulmojnë njerëz të ndershëm që e duan dhe punojnë për atdheun.
“Përkundrazi, ajo në mënyrë shtesë do të më motivojë kur këta instalime të “kodoshëve” në LSDM dhe BDI sulmojnë individë të ndershëm të cilët e duan dhe punojnë për atdheun e tyre”, tha Mickoski.