12.4 C
Tetovo
E shtunë, 26 Tetor, 2024
BallinaLajmeIntegrimi në BE, Mickoski heq dorë nga letra

Integrimi në BE, Mickoski heq dorë nga letra

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që të përfundojnë zgjedhjet në Bullgari, me qëllim që të formohet një qeveri e qëndrueshme atje dhe të mund të vazhdojnë negociatat për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kushti kryesor për vazhdimin e rrugës euroatlantike të vendit. Mickoski thotë se nuk do të lëvizet asnjë milimetër nga qëndrimet paraprake për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht se nuk do të pranohen ndryshime me ultimatume dhe siç thekson nën diktat bullgar.

“Që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, nevojitet ajo që ne propozojmë të pranohet dhe ne mund të fillojmë sipas këtij parimi. Kur Kuvendi i Bullgarisë do të ratifikojë marrëveshjen inkuadruese të vendit tonë në korniza të Bashkimit Evropian, të vlejnë ndryshimet kushtetuese që mendoj se është zgjidhje e drejtë për të gjithë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Mickoski ka hequr dorë nga letra të cilën e paralajmëroi se do t’ia dërgojë Bashkimit Evropian. Thotë se është e panevojshme sepse për të gjitha çështjet, tanimë ka biseduar me krerët e BE-së por edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Mendoj se e gjithë ajo që duhej të përmbajë letra, tanimë është biseduar me liderët që vijnë nga Bashkimi Evropian përfshirë dhe kryetaren Ursula von der Leyen. Dhe mendoj se e gjithë kjo do të ishte e panevojshme. Për këtë shpesh them t’i japim kohë kohës. Ky është një proces në të cilën ne kemi qëndrimet tona”, shtoi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Mickoski shpreson që qeveria e re në Bullgari, do të promovojë stabilitet me shtetet fqinje dhe me rajonin. Pret fitore të partisë GERB të Bojko Borisovit, me arsyetimin se bashkë me VMRO-DPMNE-në, janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments