18 C
Tetovo
E shtunë, 26 Tetor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti kërkon tërheqjen e VLEN-it: Shqiptarët u poshtëruan dhe turpëruan, por...

Ali Ahmeti kërkon tërheqjen e VLEN-it: Shqiptarët u poshtëruan dhe turpëruan, por ne s’jemi gomë rezervë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Saraj ka ftuar koalicionin shqiptar, VLEN që të tërhiqet nga Qeveria, pasi siç thotë, shqiptarët u poshtëruan dhe u turpëruan duke ua shkelur legjitimitetin, transmeton TV21.

Por, Ahmeti hedh poshtë mundësinë që BDI dhe Fronti Europian të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Shqiptarët janë poshtëruar dhe turpëruar duke ua shkel legjitimitetin. Besoj të reflektojnë. Le të tërhiqen! Sepse historia gjërat edhe i shënon. Nuk është mirë që në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë ata të mbeten njerëz që e kthejnë pas çështjen shqiptare në Maqedoni. Ne, zyrtarisht kemi deklaruar si BDI dhe si Front se s’jemi gomë rezervë që t’i zëvendësojmë të tjerët. Ne nuk jemi pjesë e kësaj Qeverie”, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments