Në Shkup është Ambasada e Serbisë ndërsa nga viti 2007 në Manastir (Bitol) është një konsulatë e Sërbisë
në Ohër u hap në vitin 2022 Konsulata e Nderit e Serbisë
Ndërsa në Kumanovë sot është hapur Konsullata e Nderit e Republikës së Serbisë.
Konsullata, siç thuhet do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe qytetarëve në sferën e kulturës, arsimit, bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit. Konsull nderi është Vlladimir Stajiq.
Në hapje morën pjesë përfaqësues të qeverive të të dyja vendeve, zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie me bashkësitë Ivan Stoilkoviq, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, ministri i Sportit Borko Ristovski, ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviq, ambasadorja e Serbisë, Nevena Jovanoviq, kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe nënkryetari i komunës së Nagoriçanit të Vjetër, Boban Cvetanovski, si dhe përfaqësues nga trupi diplomatik.
Zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoilkoviq në fjalën e tij tha se hapja e konsullatës është konfirmim i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, gjë të cilën e vërteton edhe prania e ministrave nga të dyja vendet.
“Kjo vetëm tregon se jemi në rrugën e duhur, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë të arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm, sepse qytetarët e të dy vendeve kanë dëshirë për këtë. Konsullatat e nderit janë pjesë e historisë së madhe të mundësive që ofron bashkëpunimi që është në interes të qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe nuk duhet të ketë asnjë pengesë, nëse ka do të mundohemi t’i tejkalojmë me mbështetjen e qytetarëve nga njëra dhe nga ana tjetër”, ka thënë Stoilkoviqi.