15.5 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeFaton Ahmeti: BDI do të parashtrojë propozim ligj për ndryshimet kushtetuese

Faton Ahmeti: BDI do të parashtrojë propozim ligj për ndryshimet kushtetuese

BDI nuk është në pozitë të vështirë, madje sipas sekretarit të përgjithshëm të integristëve, ajo do të dëshmojë në periudhën që vijon, se do të fuqizohet edhe më shumë. Kështu është shprehur në Click Plus, Faton Ahmeti nga BDI, përcjell Nistori.

“BDI aspak nuk është në pozitë të vështirë. Kjo çfarë ndodh në Maqedoninë e Veriut është situatë e keq dhe shumë e rëndë për shqiptarët, sepse shqiptarët goditen direkt me të gjitha këto ndryshimet që janë duke i përjetuar në këtë periudhë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të organizohet më fuqishëm dhe do ta dëshmojmë në periudhën që vijon se BDI është po ajo që ka qenë dhe do të fuqizohet edhe më shumë”, deklaroi Ahmeti.

A i harroi BDI protestat? “Nuk jemi vonë, por nuk kemi edhe kohë” – thotë Faton Ahmeti

“BDI gjithmonë i ka dakorduar veprimet e beta me bazën partiake dhe me popullin. Edhe kësaj radhe do të jetë njëjtë. Do të takohen këto struktura, do të takohet populli dhe ne në përfundim të këtyre takimeve do të veprojmë ashtu siç do të jenë direktivat nga baza e BDI-së dhe nga populli të cilin e përfaqëson”, është përgjigjur Ahmeti dhe përsëriti se “protestat nuk përjashtohen”.

“Nuk them as që jemi vonë dhe as që kemi kohë”, tha Ahmeti.

Ahmeti paralajmëron propozim ligj/ndryshime kushtetuese nga gjetjet e ekspertëve të MO-së

Ahmeti bëri të ditur propozim ligj ose propozim për ndryshime kushtetuese do të propozojë Fronti Europian nga gjetjet e analizës së legjitimitetit të shqiptarëve të përpiluara nga ekspertët ndërkombëtar dhe vendorë të Marrëveshjes së Ohrit, të angazhuara nga BDI.

“Kjo do të vjen nga grupi parlamentar i Frontit Europian. Eksperti ndërkombëtar bashkë me ekspertët vendorë në koordinim dhe sinkronizim të organeve partiake të partive që janë pjesë e Frontit, do të dalim me versionin përfundimtar të propozim-ligjit apo propozimit për ndryshimet Kushtetuese.

Çfarë do të përfshijë propozimi, gjuhën shqipe, balancuesin…?

Eksperti është fokusuar në pjesën e legjitimiteti sepse në atë kohë kur e kemi angazhuar ajo ishte pengesë për krijimin e institucioneve të vendit”, tha Ahmeti dhe shtoi se për “çështjet tjera që do të ndodhi ndërkohë, do t’i shqyrtojnë me ekspertët vendorë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments