9.9 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeFilipçe: LSDM dorëzon ligj për rritjen e pagës minimale në 450 euro

Filipçe: LSDM dorëzon ligj për rritjen e pagës minimale në 450 euro

LSDM-ja propozon rritjen e pagës minimale në 27 700 denarë. Kreu i partisë Venko Filipçe tha se standardi i jetës së qytetarëve duhet të rritet ashtu siç qeveria u ka premtuar qytetarëve.

Sipas tyre VMRO DPMNE-ja dëmton ekonominë dhe në mënyrë joekonomike shpenzon buxhetin.

“Ky paralajmërim dhe ndryshim i ligjit do të thotë se vendosim nen të ri në suazat e asaj se si formohet paga, do të thotë, me nenin e ri të ndryshimit, propozojmë paga të rritet për 12,3% kurse më tej metodologjia dhe përllogaritja të mbetet e njëjtë. Kjo do të thotë se paga prej marsit të vitit të ardhshëm do të nis nga kjo shumë që ne sot e propozojmë kurse do të ishte pagë e nëntorit që do të paguhej në dhjetor”, tha Venko Filipçe, deputet i LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments