14.5 C
Tetovo
E hënë, 21 Tetor, 2024
BallinaLajmeDrejtori partiak në ASK, Bojan Hristovski, nuk ka certifikata adekuate të sigurisë...

Drejtori partiak në ASK, Bojan Hristovski, nuk ka certifikata adekuate të sigurisë dhe të gjuhës angleze, thotë LSDM.

Drejtori i emëruar nga partia në Agjencinë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, në një intervistë për emisionin KOD ka konfirmuar se nuk posedon certifikatën përkatëse të sigurisë. Hristovski nuk ka certifikatë “Sekret shtetëror” dhe kërkesë për një certifikatë të tillë e ka paraqitur vetëm pasi është emëruar drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare me direktivë partiake”, thotë LSDM.

“ANB-ja si shërbim sigurie ka shumë informacione të klasifikuara të nivelit më të lartë, për të cilat drejtori aktual nuk ka të drejtë të ketë depërtim deri sa të marrë certifikatën.

Kjo konfirmon të gjitha dyshimet nëse Hristovski i plotëson kushtet ligjore për të qenë në një pozitë kaq të lartë.

Mbetet e hapur pyetja nëse Hristovski ka çertifikatë për njohjen e gjuhës angleze sepse ka dorëzuar vërtetim nga një shkollë në Plovdiv – Bullgari, dhe nuk ka fare qendër testimi TOEFL në Plovdiv.

Po ashtu, është e hapur edhe pyetja nëse Hristovski ka 5 vjet përvojë në pozita udhëheqëse në përputhje me kërkesat ligjore?

Biografisë së tij të publikuar i mungojnë datat e sakta për përvojën e tij menaxheriale në UBK në periudhën 2012-2017.

VMRO-DPMNE partizon brutalisht institucionet dhe me emërimin e drejtorit të SK-së çon në shkatërrimin e plotë të strukturave të sigurisë.

LSDM kërkon tërheqjen e Hristovskit dhe emërimin e drejtorit të ri të ASK-së në përputhje me të gjitha rregulloret dhe normat ligjore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments