9 C
Tetovo
E hënë, 21 Tetor, 2024
BallinaLajmeNesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës. Për 300 vende...

Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës. Për 300 vende të hapura kanë aplikuar 1658 persona.

Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv të Ushtrisë së Kosovës. Për 300 vende të hapura kanë aplikuar 1658 persona.

Kandidatët do të testohen fizikisht nga data 21 deri më 24 tetor në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Sipas njoftimit që kishte bërë publik Ministria e Mbrojtjes e Forca e Sigurisë së Kosovës grupi i parë i aplikantëve për këtë test duhet të paraqiten në kazermë jo më vonë se ora 07: 30 minuta ndërsa grupi i dytë jo më vonë se ora 11: 30 minuta.

Testimi i kandidatëve për ushtarë të Forcës së Kosovës do të bëhet në tri disiplina: pompa, barkore e vrapim.

Kandidatët që do t’i nënshtrohen testit rekomandohet që të jenë të hidratuar 24 orë para fillimit të testimit fizik.

Ndërkohë të gjithë kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete kodin e aplikimit, letërnjoftimin apo dokument identifikimi ndërsa kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të paraqiten me veshje sportive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments