-0.2 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaNATO, mesazh Moskës/ Stërvitje bërthamore mbi Europën Perëndimore: Gati të mbrohemi

NATO, mesazh Moskës/ Stërvitje bërthamore mbi Europën Perëndimore: Gati të mbrohemi

Me mbi 2 mijë trupa ushtarakë të angazhuar dhe 60 aeroplanë që do të fluturojnë mbi Europën Perëndimore, NATO ka nisur këtë të hënë stërvitjen vjetore bërthamore me synimin për t’i dhënë një mesazh të qartë Moskës, se aleanca Veri Atlantike është e gatshme të mbrohet ndaj çdo kërcënimi.

Në stërvitjen bërthamore që do të zgjasë dy javë në mesin e 60 avionëve që do të fluturojnë mbi qiejt e NATO-s në vendet e Europës Perëndimore do të ketë edhe avionë luftarake të aftë për të mbajtur bomba bërthamore.

Aleanca veri Atlantike ka njofuar se nuk do të ketë shpërthime të armëve luftarake ndërsa stërvitja e ktij viti do të zhvillohet në bazat Ajrore të Belgjikës, Holandës, Danimarkës, Britanisë së Madhe si dhe mbi hapërisën ajrore të Detit të Veriut.

NATO thotë se kjo stërvitje nuk është një mesazh kundër pushtimit rus në Ukrainë. Kjo stërvitje ushtarake e njohur me emrin “Steadfast Noon” do të përfshijë 18 vende anëtare të Aleancës Veri Atlantike, ku mes tyre do të jetë edhe Finlanda, një shtet kufitar me Rusinë.

Deklarata e Samitit të Uashingtonit e cila u lëshua në përvjetorin 75 të themelimit të Aleancës Veri Atlantike e bën të qartë se “qëllimi themelor se përse NATO shfaq aftësitë bërthamore, lidhet me ruajtjen e paqes dhe parandalimin e agresioneve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombat e tyre bërthamore në Europë që prej viti 1950 si pjesë e marrëveshjes që Aleanca Veri Atlantike ka për ndarje të fuqisë bërthamore. Këto armë mbeten nën kontrollin e ushtrisë amerikane dhe në rast të ndonjë konflikti bërthamor ato mund të përdoren nga avionët ushtarakë të aleancës.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments