12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmePresidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska: Gjykata Kushtetuese që moti është...

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska: Gjykata Kushtetuese që moti është dashur ta shfuqizojë “balancuesin”

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në TV21 ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”. Sipas saj, ky vendim duhej të sillej që moti nga Gjykata.

“Këtë vendim Gjykata Kushtetuese duhej ta sillte që moti. Të gjithë i drejtoj, sepse thirren në burimin – Marrëveshjen e Ohrit, por Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ta rilexojnë edhe njëherë. Atje qartë shkruan se kur flasim për administratë dhe për punësime, kriteri bazë është profesionalizmi dhe kompetenca, thuhet po ashtu se përskaj profesionalizmit dhe kompetencës duhet të respektohet edhe parimi kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Fillimisht, për mua termi “balancues” është i kontestueshëm, instrumenti është i kontestueshëm. Sepse pyetja është se çfarë balanconi? Nëse balanconi edhe profesionalizëm e kompetencë dhe përfaqësim të drejtë e adekuat, atëherë është në rregull. Kjo do të thotë se ju balanconi njohuri dhe përfaqësim dhe kjo është me të drejtë”, shtoi Siljanovska.

Siljanovska pas ndarjes së Shqipërisë: tani pres që BE të ketë strategji të qartë për ne

Presidentja e vendit komentoi edhe ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Siljanovska – Davkova tha se tani pret që BE të ketë strategji të qartë për Maqedoninë e Veriut.

“Dëshiroj, qoftë në kuadër të procesit të Berlinit, qoftë në kuadër të asaj që vijon tani, BE-ja realisht të manifestojë një strategji të qartë për ne”, deklaroi Davkova ndër të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments