Heqja e kërkesës për deklaratë për përkatësinë etnike gjatë punësimeve, godet në themelet e Marrëveshjes së Ohrit, në kushtetutshmërinë e shtetit dhe në stabilitetin e vendit, tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, në një konferencë të thirrur në Kuvend për këtë çështje.
Gjykata kushtetuese e ka hequr përkatësinë etnike, kurse Balancuesi që përmendet në retorikën e përditshme, sipas Selës, është pasojë e heqjes së përkatësisë etnike.
Pasojë më e madhe se heqja e Balncuesit është suspendimi i Marrëveshjes së Ohrit, tha kreu i ASH-së. Siç theksoi më tej, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk është votim ekspertësh, por votim etnik, sepse sipas Selës, vetëm gjykatësit maqedonas kanë votuar PRO, kurse gjykatësit e përkatësive të tjera nuk e kanë votuar.