-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / BETEJA E QERBELASË

Dilaver Goxhaj / BETEJA E QERBELASË


Më 10 Tetor 680 u zhvillua Beteja ose tragjedia e Qerbelasë, ( Iraku  i sotëm), midi
ushtrisë së  kalifit  të dytë  umajad  Jeziti dhe një ushtrie të vogël të udhëhequr
nga  Hyseni, i biri kalif Aliu t, nipi i  profetit  islamik Muhamedt, në  Qerbela -Irak.
Para vdekjes së tij, kalifi umajad, Mavijeja, e kishte emëruar djalin e tij Jezitin si pasues
të tij. Emërimi i Jezitit u kundërshtua nga djemtë e disa shokëve të shquar të Muhametit,
duke përfshirë edhe Hysenin, djalin e kalifit të katërt,  Aliu , Pas vdekjes së Mavijes në
prill të vitit 680 të erës sonë, Jeziti kërkoi besnikëri nga Hyseni dhe disidentët e tjerë.
Pikpamjet e imam Hysenit i mbështetnin, madje në mënyrë edhe më radikale e
militante, shumica dërmuese e shi’itëve, të cilët e kundërshtonin në mënyrë të
vazhdueshme pushtetin së pari të Mavijëse, pastaj edhe të Jezitit. Pas vdekjes së
Mavijësë në prill 680, shi’itët e Kufës në Irak e vlerësuan se ishte momenti i volitshëm
për ta përmbysur regjimin e Jezitit, dhe e ftuan imam Hysenin të vinte në Kufë, dhe me
këtë rast ia dhanë fjalën e besës se do të luftonin në anën e tij nëse Jeziti do përdorte
ushtrinë.
Duke qenë i bindur se ishte e drjetë përmbysja e Jezitit, Hyseni udhëtoi për bisedime
në  Mekë .
Gjatë rrugës së Hysenit për në Kufë me një grup prej rreth 70 vetësh, përfshi edhe
gjithë familjen e tij, karvani i tij u kap nga një ushtri prej 1.000 trupash e Jezitit (i biri i
Mavijesë). Hyseni duke e parë se gjasat për të ngadhënjyer ishin të pakta, por edhe
shi’itët e Kufës nuk u treguan besnikë, pranoi të bëheshin negociata, dhe filluan
menjëherë. Bisedimet filluan në drejtim të kompromisit dhe të marrëveshjes; mirëpo, një
anëtar i grupit të negociatave të ushtrisë së Jezitit, papritmas dhe mën jë ton fyes kërkoi
nga Hyseni që të dorëzohej menjëherë pa krrfarë kushti. Kjo ishte e papritshme për
Hysenin dhe negociatat u ndërprenë dhe më 10 tetor të vitit 680 (apo më 10 të
muharremit sipas vitit 61 Hixhri), filloi lufta dhe Hyseni ra duke luftuar, i prenë kokën, e
lidhën për kali dhe e tërhoqën zvarrë në mënyrë shtazarake.
Së bashku me imamin Hysen u vranë të gjithë bashkëluftëtarët dhe pjestarët e familjes
së tij, përveç një djali të vogël të imamit Hysen që ishte i sëmurë dhe gjatë luftës së
përgjakshme kishte mbetur shtrirë në shtrat: Ai ishte i vetmi njeri që mbeti gjallë dhe që
me sytë e tij e pa tragjedinë e familjes dhe të miqve të tij.
Pasi ushtria e Jezitit u tërhoq, trupin e martirit imam Hysenit e varrosën aty ku gjendet
varri i tij në Qerbela; ndërsa koka e tij është varrosur në Kajro, në xhaminë “Sejjidna
Husejn përballë xhamisë së Universitetit të famshëm “Al-Azhar, ku egziston edhe një
mauzole i Hysenit.
Kjo ishte një traum e madhe për shi’itët; martirizimi dhe dinjiteti i imam Hysenit la
mbresë të thella dhe shkaktoi dëshpërim e pikëllim më të madh se vdekja e atit të tij
halifit Ali në vitin 661. Pasi që ndërkohë u dobësua shumë pushteti Umajadëve dhe
vdiq edhe Jeziti (11 tetor 683), shi’itët e Kufës dhe të tjerë zunë ta vizitojnë varrin e
imam Hysenit në Qerbela

Shi’itët besojnë se mosdhënia e përkrahjes së mjaftueshme imam Hysenit nga ana e
shi’itëve të Kufës paraqet “një mëkat fillestar historik”. Dita e vrasjes së imam Hysenit,
10 tetori,, përkatësisht dita e 10-të e muajit muharrem (Tetor), është ditë feste dhe ditë
zie, ditë pikëllimi për shi’itët dhe jo vetëm për ta; në këtë ditë në Iran dhe Irak nuk bëhet
punë, nxirren flamujt e zi dhe organizohen “procesione”, në të cilën shi’itët me grusht i
mëshojnë vetvetes në gjoks.
Tragjedia e madhe që ndodhi më 10 tetor (muharrem) 680 në Qerbela i preku thellë, i
traumatizoi dhe i pikëlloi shi’itët anëekënd botës (dhe jo vetëm ata) dhe njëherit i vuri në
lëvizje ndjenjat e shumë shkrimtarëve myslimanë. Poeti dhe mendimtari i shquar i
kombit tonë, Naim Frashëri (1846-1900), i cili ishte bektashi dhe panteist, shkroi
poemën e tij të titulluar Qerbelaja, ku aksesohet lufta midis të mirës dhe të keqes e
mbështetur mbi religjionin.
Beteja e Qerbelasë ka një vend qendror në historinë, traditën dhe teologjinë  shi’ite , dhe
është rrëfyer shpesh në literaturën shi’ite. Për  shi’itët , vuajtja dhe vdekja e Hysejnit u
bënë simbol i sakrificës në luftën për të drejtën kundër të keqes, dhe për drejtësinë dhe
të vërtetën kundër padrejtësisë dhe gënjeshtrës. Ai gjithashtu u siguron anëtarëve të
besimit shi’it një katalog të normave heroike. 
Beteja përkujtohet gjatë një periudhe dhjetë-ditore të përvitshme gjatë muajit islamik
të  Muharremit  (Tetor) nga shi’itët, duke kulmuar në ditën e dhjetë të muajit, e njohur
si  Dita e Hashures . Myslimanët sunitë gjithashtu e konsiderojnë incidentin si një tragjedi
historike; Hyseni dhe shokët e tij konsiderohen gjerësisht si dëshmorë si
nga  myslimanët sunitë  ashtu edhe nga shi’itë.
Tragjedia e Qerbelasë e shkaktuar nga Jeziti, ka bërë që Shi’itët mallkimin më të madh
ta kanë, dukë të thirrur: Mavije!, ose Jezit!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments