4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Emri i ri i shtetit është realitet

Mickoski: Emri i ri i shtetit është realitet

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dje në një podcast është pyetur nëse do ta kthejë emrin e vjetër të shtetit, megjithatë nuk dha përgjigje konkrete.

“Kam qenë i pari në vitin 2019 që kam thënë se Marrëveshja e Prespës është realitet. Nga ana tjetër, kur vjen në këtë pozicion, ke dy zgjedhje, rrezikon të izolohesh dhe e dyta të luash për të bërë miq, ndërsa për të bërë miq do të thotë të respektosh Kushtetutën dhe ligjet. Betimin që dhamë e thamë me mbiemrin sepse betimi është pjesë e Kushtetutës dhe ligjit. A pajtohem, a nuk pajtohem, a do ta lë zjarrin të digjet dhe një ditë do të korrigjohet ajo padrejtësi po, po”, tha Mickoski në një Podcast.

I pyetur rreth pritëshmërive të opinionit se nëse do të vinin në pushtet do të gjenin zgjidhje për këtë rast, Mickoski u përgjigj se për të Maqedonia është Maqedoni, por që fatkeqësisht është realiteti dhe se duhet të përcaktohen qëllimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments