14.2 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Tetor, 2024
BallinaLajmeAsgjë nga parlajmërimet e zv.ministres për Transport dhe Lidhje Kaltrina Zekolli se...

Asgjë nga parlajmërimet e zv.ministres për Transport dhe Lidhje Kaltrina Zekolli se me 4 tetor do të firmoset marrëveshje projektimi per rrugën Tetovë Prizren dhe se do të formohen grupe pune.

Sot është data 10 tetor dhe nuk kemi marr as përgjigje nga kabineti i zv ministres se pse nuk u realizua parlajmërimi i saj.

Ndryshe në kohën kur ajo parpajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes e njejta u përgënjeshtrua nga zv ministri kosovar I transpoortit Hysen Durmishi.

“Mesiguri është ndonjë keqkuptim procedural për shkak se ne kemi nënshkruar një marrëveshje Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për financimin e hartimit të projektit kryesor të tunelit në rrugën Prizren-Tetovë. Nuk ka nevojë për nënshkrim të marrëveshjes së re por e kemi obligim sipas që ti formojmë grupet e punuese nga pesë persona nga të dya palët të cilat grupe punuese më pastaj do ti ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm deri në hartimin e projektit kryesorë”, kishte deklarur për Klan Maqedoni Durmishi.

Pas kësaj deklarate të Durmishit kishte reaguar zv ministrja Zekolli e cila kishte reteruar nga qëndrimet e saj parpake.

”Ne nuk kemi mohuar as nuk mohojmë ekzistencën e një memorandumi mes Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sa i përket rrugës Tetovë-Prizren.
Megjithatë, që nga janari i vitit 2024, asnjë progres konkret nuk është bërë në zhvillimin e këtij projekti të rrugës aq jetike për qytetarët e dy vendeve tona. Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues”, kishte shkruar Zekolli.

Përveç Durmishit, kundër qëndrimeve të Zekollit ka dalë edhe ish zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, i cili ka rikujtuar momentin e nënshkrimit të marrëveshje mes dy ministrive për projektin në fjalë.

Në atë kohë tani më ish zv ministri  i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi së bashku me Liburn Aliun nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës Tetov-Prizren, andaj sic thonë autoritet e Kosovës nuk ka nevojë për një marrëveshje të re mes dy vendeve. (tvklan.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments