-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeZjarri në objekt të Komunës së Tetovës, Nazmi Dauti: Nuk kemi konstatuar...

Zjarri në objekt të Komunës së Tetovës, Nazmi Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues

Nazmi Dauti nga Komuna e Tetovës, në një dalje për media tha se tani për tani ende nuk dihet për shkaqet e zjarrit që shpërtheu dje në objektin e Komunës së Tetovës, ku po ruheshte materiali zgjedhor i zgjedhjeve lokale të viti 2017 dhe 2021. Dauti tha se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konstatojnë shkaqet e zjarrit. Tutje Dauti shtoi se kjo nuk do të ndikojë në procesverbalet përfundimtare të zgjedhjeve.

“Jo nuk ndikon në procesverbalet, por i gjithë materiali zgjedhore që duhet të ruhet, normalisht që aty janë edhe procesverbalet finale të vendvotimeve, dmth ruhen në objektin e Komunës dhe ende deri në këtë moment nuk kemi konstatuar se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues. Por pas hetimeve nga organet kompetente do të japim informacone shtesë”, tha Nazmi Dauti nga Komuna e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments