BallinaSport“Përzierja e politikës në futboll”, FFM rrezikon pezullimin nga UEFA! Sport “Përzierja e politikës në futboll”, FFM rrezikon pezullimin nga UEFA! By admin 06.10.2024 0 81 Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp “Përzierja e politikës në futboll”, FFM rrezikon pezullimin nga UEFA! Sulmi ndaj presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini si dhe presione nën hije kundrejt “Shtëpisë së Futbollit” vendor kanë bërë që të reagojnë edhe nga institucionet më të larta të futbollit siç janë UEFA dhe FIFA.Shtëpia e Futbollit Europian ditën e djeshme doli me një reagim, duke dhënë mbështetje për kreun e FFM-së dhe duke kërkuar zbardhje të rastit për sulmin ndaj tij.UEFA në reagimin e saj bëri të ditur se do të dërgojë në Shkup një delegacion të përbërë nga UEFA dhe FIFA për të zhvilluar disa takime me Qeverinë e vendit si dhe me institucionin e futbollit vendor.Çështja e ardhjes së tyre në vendin tonë ka të bëjë me ruajtjen dhe respektimin rregullave të Federatës së Futbollit të Maqedonisë apo konkretisht me rregullat e zgjedhjes sw drejtuesve të këtij institucioni.UEFA dhe FIFA jo rrallë herë kanë bërë të ditur në shumë vende të ndryshme, se përzierja e politikës nuk lejohet brenda futbollit dhe se zgjedhja e atyre që do të udhëheqin një federatë do të bëhet sipas rregullave dhe statutit të caktuar nga UEFA.Çdo përzierje që vjen nga jashta futbolli, sanksionohet rëndë. Një paralajmërim i tillë është edhe në këtë situatë nga UEFA për Qeverinë, ku Federatën e Futbollit të Maqedonisë mund të rrezikojë pezullim dhe ekipet përfaqësuese të vendit tonë të ngelen jashtë çdo evenimenti që organizohet nga UEFA dhe FIFA.Kujtojmë se gjithë kjo situatë është krijuar në kohë kur zgjedhjet brenda FFM-së janë duke u afruar, ku kreu aktual Muamed Sejdini posedon mandat deri në vitin 2025, teksa deri në këtë moment zyrtarisht nuk ka ende asnjë kandidat tjetër për këtë post. Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Artikulli paraprakAkademia e Shkencave të Shqiptarëve: VLEN fillon financimin komunal, BDI e konsideron si krijim të improvizuarArtikulli tjetër“Maqedonia është në krizë të thellë ekonomike” – BDI propozon paga minimale të jetë 450 euro, subvencionim të kompanive private, rritje të pensioneve dhe ulje të akcizës së derivateve admin RELATED ARTICLES Lajme Tensione në Kuvend të RMV-së, Gashi thërret sigurimin! Kapet fizikisht Apasiev dhe deputeti i VMRO-së, Aleksandar Veljanovski 21.11.2024 Bota Australia prezanton ligjin që ua ndalon rrjetet sociale fëmijëve nën 16 vjeç 21.11.2024 Bota VIDEO/ Pse Putini qëlloi një raketë 50-tonëshe mbi qytetin me 1 mln banorë? 21.11.2024 - Advertisment - Most Popular Tensione në Kuvend të RMV-së, Gashi thërret sigurimin! Kapet fizikisht Apasiev dhe deputeti i VMRO-së, Aleksandar Veljanovski 21.11.2024 Australia prezanton ligjin që ua ndalon rrjetet sociale fëmijëve nën 16 vjeç 21.11.2024 VIDEO/ Pse Putini qëlloi një raketë 50-tonëshe mbi qytetin me 1 mln banorë? 21.11.2024 ‘Cikloni i bombës’ në SHBA, ndërpritet energjia në më shumë se 600 mijë shtëpi 21.11.2024 Më shumë Recent Comments