12.5 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Kjo Qeveri për 100 ditë ka prodhuar më shumë skandale se...

LSDM: Kjo Qeveri për 100 ditë ka prodhuar më shumë skandale se çdo Qeveri tjetër

Kjo Qeveri, në 100 ditët e para, ka prodhuar më shumë skandale se çdo Qeveri tjetër në histori”, thonë socialdemokratët duke pohuar se më shumë skandale lidhen me punën e MPB-së dhe Ministrit Toshkovski.

LSDM-ja thotë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM pavarësisht premtimeve për rend dhe ligj, në terren situata është krejtësisht ndryshe, me skandale, pandëshkueshmëri dhe partizim brutal të MPB-së.

“Ndodhi skandali i sigurisë në Aeroportin e Shkupit, ku “armë mbajtësi” i Gashit kërcënoi me armë dhe sulmoi policinë. MPB u përpoq ta fsheh rastin dhe ta mbrojë partnerin e koalicionit, por me presion të opinionit kjo nuk ishte e mundshme. Ndodhi skandal edhe me lirimin e organizuar të Blerim Ramadanit i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar. S`ka përgjegjësi as edhe nga Toshkovski.

Më tej, pati skandale me kufirin verior me Kosovën. Partneri i koalicionit i OBRM-PDUKM-së, Gashi me dasmorët e tij, kaluan kufirin me automjete private pa asnjë kontroll. Mickoski i quajti gënjeshtra të kulluara, me argumente qesharake u mbrojtën fajtorët, por u dënuan njerëz që me nder kryejnë punën. Skandalet vazhduan si në shirit filmi. S`kishte ditë, javë, pa ndodh ndonjë skandal. Truprojën e Mickoskit i cili rrahu policin para një lokali në Shkup, Toshkovski e liroi nga përgjegjësia. Pazaret politike hijezuan ligjet dhe rregullat. Që e keqja të jetë më e madhe do ta bëjnë edhe Komandant të “Tigrave”, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments