17.2 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajme“TENDERËT” E SHTETIT | Asnjë kompani shqiptare në top dhjetëshin

“TENDERËT” E SHTETIT | Asnjë kompani shqiptare në top dhjetëshin

Në listën e bizneseve që kanë pjesëmarrje më të madhe apo ajkën e top dhjetëshit të prokurimeve publike nuk renditet asnjë kompani shqiptare, edhe pse në listën e zgjeruar të bizneseve ka më shumë kompani nga Maqedonia Veriperëndimore që fitojnë tenderë të shtetit për shërbime të ndryshme. Disa më vite më parë apo në vitin 2021, kompania nga Tetova NB kishte lidhur kontratë prej 23 milionë euro për dizajnin e brendshëm të Qendrës së re kulturore në Tetovë. Në total në vitin e kaluar janë nënshkruar marrë veshje për prokurorime publike të vlefshme mbi 1.5 miliardë euro, që paraqet një rritje me 35 për qind në raport me vitin 2022.

Me vite ndër dhjetë kompanitë më të mëdha përfituese të prokurorimeve publike renditet kompania ndërtimore “Markovski” e angazhuar për mihjen e qymyrit për nevojat e Termocentralit të Manastirit . Përderisa në vitin 2022 ajo renditej në vendin e tretë , në vitin 2023 ka kaluar në vendin e parë.

Nga ana tjetër, siç tregon analiza e Qendrës pë r komunikime qytetare kompania nga Manastiri në vitin 2023 ka lidhur 20 kontrata, me vlerë të përgjithshme prej 3,2 miliardë denarë, apo afër 52 milionë euro. Të gjitha kontratat e saja ndërlidhen me angazhimin e mekanizimit dhe fuqisë punëtore të specializuar për nevojat e Termocentralit në Manastir. “Markovski Kompani” për një vit ka arritur të dyfishojë vlerën e prokurimit publik, me kontrata në vlerë prej rreth 25 milionë euro në vitin 2022 dhe 52 milionë euro në vitin 2023, thuhet në raport.

Për më tepër ajo është rritur nga vendi dhjetë në 2018-ën me 92 milionë denarë tenderë nga Elektranat e Maqedonisë në vendin e parë në vitin e kaluar.

Në vendin e dytë sipas vlerës së kontratave është kompania “Dr. Panovski”, nga Shkup, e cila ka lidhur 279 kontrata në vlerë prej rreth 2.8 miliardë denarë, përkatësisht 45 milionë euro. Vlera e kontratave të “Dr. Panovski” në vitin 2023 është tre herë më madhe se në vitin vitin 2022, kur kjo vlerë ishte 13 milionë euro, thuhet në raport.

Në vendin e tretë së rish vjen një kompania nga veprimtaria e furnizimit me ilaçe dhe materiale mjekësore, Alkaloid me 290 tenderë me një vlerë prej afër 40 milionë euro. Në këtë renditje “Stanton Gradba” Manastir renditet në vendin e katërt me vlerë prej 33.6 milionë euro me 29 tenderë dhe “Spektartermo” nga Shkupi me 37 tenderë me vlerë prej 33.5 milion euro në vendin e pestë.

Në vendin e gjashtë vjen një kompani e shitblerjes së energjisë elektrike, EDS me 209 tenderë të vlefshëm 33 milionë euro. Pason IRD inzhenjering i mbikëqyrjes së ndërtimit të korridorit 8 dhe 10, me një tender të vlefshëm 26 milionë euro dhe kompania më e madhe ndërtimore vendore Granit që ndërton disa nga akset rrugore në vend me tre tenderë të vlefshëm 26 milionë euro.

Në vendin e nëntë është kompania Aitoniks me tre tenderë të vlefshëm 26 milionë euro.

AITONIX është një nga kompanitë më të mëdha për shpërndarjen e Teknologjisë informatike dhe zhvillimin e softuerit që operon në tregun e Maqedonisë dhe në tregjet e vendeve fqinje të Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Bullgari) dhe ka një qarkullim mesatar në vitet e kaluara prej rreth 10 milionë euro.

Që nga themelimi i tij në vitin 2002, “Aitoniks” i sotëm njihej si “TDK Computers”. Kështu ishte deri në vitin 2018, kur kompania vendosi të ribrendohej. Aitoniks SHA Shkup për 15 milionë euro në vitin 2020 në konsorcium me operatorin Krejon Maqedoni ka pranuar prokurim publik për licencat e softuerit për Qeverinë, duke përfshirë organet tjera shtetërore, administratën publike dhe institucionet arsimore pas kontratës trevjeçare të lidhur me Sekretariatin e Përgjithshëm.

Në vendin e dhjetë renditet, kompania e shitjes së naftës “Pucko Petrol” që ka fituar 395 tenderë me vlerë prej 22.7 milionë euro apo 1.4 miliardë denarë.

Ajo me 944 milionë denarë të fituara përgjatë vitit 2018 renditet e para në listën e Byrosë për furnizime publike për tenderët e fituar për mallra nga ana e kompanive në pronësi të shtetit. /Koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments