18 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajmeMickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

Kryeministri Hristian Mickoski, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Anxhela Ageler, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majori Sashko Lafçiski do të marrin pjesë në stërvitjen e sotme metodike-treguese në poligonin e armatës “Krivollak”.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, pjesëtarët e Armatës nga grupi i këmbësorisë do të realizojnë stërvitje apo demonstrim të kapaciteteve dhe aftësive.

“Pas realizimit të stërvitjes do të mbahet dhe fjalim taktiko-teknik, ku do të prezantohet një pjesë e pajisjeve të reja të marra, si pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments