17.6 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmeFlet mjeku Arben Gjata që operoi Edi Ramën:Operacioni zgjati 2 orë. Sot...

Flet mjeku Arben Gjata që operoi Edi Ramën:Operacioni zgjati 2 orë. Sot do të qëndrojë në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Kirurgu Arben Gjata, i cili kreu ndërhyrjen në hernien ingunale të kryeministri Edi Rama, është shprehu se operacioni ka zgjatur rreth dy orë.

Mjeku është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit Nënë Tereza.

“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël.

Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.

Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient për një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që…i kam mësuar edhe emrin… se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbolli, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments