Duke e ndarë Shqipërinë nga Maqedonia në procesin e anëtarësimit, BE-ja përmes Bullgarisë në fakt po inkurajon tensionet ndëretnike dhe një konflikt të mundshëm ndëretnik në Maqedoni.
Këtë e ka bërë të ditur sot profesoresha Mirjana Najçevska, e cila përmes profilit të saj në Facebook ka thënë se ndarja e shteteve në këtë periudhë është “jashtëzakonisht marrëzi”.
- Nuk e di nëse ai e bën këtë qëllimisht apo nga pakujdesia, por procedura është jashtëzakonisht budallaqe në kushtet e një konflikti të armatosur tashmë ekzistues në territorin e Evropës – vëren Najçevska.