15.8 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaVIDEO/ "S’keni parë kurrë trup kaq të bukur sa imi" – Trump...

VIDEO/ “S’keni parë kurrë trup kaq të bukur sa imi” – Trump habit përkrahësit me deklaratën e tij!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka habitur mbështetësit e tij në Wisconsin kur gjatë fjalimit tha se nëse nuk do të ishte për fushatën, do të kishte qenë duke nxirë trupin e tij ‘të bukur’.

Trump njihet për komentet e tij në lidhje me paraqitjen fizike të kundërshtarëve të tij gjatë takimeve elektorale, por këtë herë duket se e ka shfrytëzuar rastin që të flasë për pamjen e tij.

Komenti i pazakontë erdhi teksa kandidati republikan po fliste në lidhje me jetën që mund të ishte duke bërë nëse do të ishte për fushatën presidenciale.

“Mund të kisha qenë duke bërë banjo dielli në plazh,” tha kandidati 78 vjeçar, ndërsa nga të pranishmit u dëgjuan të qeshura. Më pas, teksa lavdëronte bukurinë e tij fizike, Trump tha se trupi i tij ishte ‘shumë herë më i bukur se sa ai i gjumashit Joe,’ duke iu referuar kështu Presidentit Joe Biden.

Por, kjo nuk është hera e parë që Trump krahason paraqitjen e tij fizike me atë të kundërshtarëve. Gjatë një takimi electoral në shtetin e Pensilvanisë në muajin gusht, ait ha se ishte “më simpatik’ se Kamala Harris.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments