8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët: Njëjtë si në 2008, Qeveria largoi vendin nga BE...

Aleanca për Shqiptarët: Njëjtë si në 2008, Qeveria largoi vendin nga BE dhe afrohet me Rusinë

Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM ka ndryshuar tërësisht rrugëtimim e vendit dhe për më pak se 100 ditë, ka arritur të largohet nga BE dhe të afrohet me Rusinë, përmes lidhjeve me Vuçiçin dhe Orbanin.

Sot Maqedonia e Veriut ndodhet në të njëjtën situatë si në vitin 2008, kur në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesë për anëtarësim në NATO, ndërsa vendi hyri në izolim dhe procesi u vonua edhe për 10 vite të tjera. Anëtarësimi në Alencën Veri-Atlantike, u mundësua falë përkushtimit të gjitha forcave progresive, si në pushtet ashtu edhe në opozitë dhe arritjes së marrëveshjeve me fqinjët, pas çka filloi edhe debllokimi i negociatave me Bashkimin Evropian.

Në momentin kur pritej të realizohet vetëm hapi i fundit, ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicave në Kushtetutë, Qeveria aktuale rriti retorikën nacionaliste dhe antiperëndimore, si dhe filloi koketimin me Sërbinë, Hungarinë dhe Rusinë.

Që në ditët e para të formimit të Qeverisë, u acaruan marrëdhëniet me të gjitha vendet e tjera fqinje, ndërsa vizitat e para u realizuan me Sërbinë dhe presidentin Vuçiç. Lidhjet me bllokun anti BE dhe anti NATO kulminuan me marrëveshjet e drejtëpërdrejta, kredinë dhe vizitën e presidentit Viktor Orban, i njohur për lidhjet e afërta me Rusinë dhe presidentin Putin.

E gjithë kjo ndodhi pikërisht në momentet kur u kumtua edhe lajmi se Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe të fillojë e vetme hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Kujtojmë se avanturat e këtilla rrezikojnë të ardhmen, izolimin e vendit dhe pasoja të rënda për qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments