Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së vendosën njëzëri nisjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE në takimin e tyre të sotëm në Bruksel.
Fillimi do të jepet më 15 tetor në kuadër të një konference ndërqeveritare BE-Shqipëri në Luksemburg.
Më pas do të hapet “Klasteri 1 “Pyetjet themelore”.
Praktikisht kjo nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, thonë burime diplomatike në Bruksel.