22.9 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajmeArrestohen tre persona në Tetovë, MPB: Penguan policin në kryerjen e veprimeve...

Arrestohen tre persona në Tetovë, MPB: Penguan policin në kryerjen e veprimeve zyrtare dhe rrezikuan sigurinë

Tre tetovarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ilinden” në Tetovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrave zyrtare, përcjell TV21.

“Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments