4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDASH-i pret nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të japin...

DASH-i pret nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa

SHBA-ja e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë që autorët e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar të japin përgjegjësi pa vonesa. 

“Të gjithë ata që janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës. 

Në sulmin terrorist në Banjskë vitin e kaluar u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe ndaj Milan Radoiçiqit, që ka pranuar se ishte prapa sulmit.

Milan Radoiçiq me kërkesën e autoriteteve të Kosovës, është futur në listën e personave të kërkuar nga Interpoli. 

“Si i dyshuar, ai absolutisht se duhet të gjykohet. Megjithatë ekziston një pengesë shumë serioze ligjore – Kosova dhe Serbia se njohin njëra-tjetrën. Pra, nuk ka asnjë procedurë ligjore të ekstradimit. Unë nuk jam ekspert i drejtësisë dhe nuk jam i sigurt nëse ka një rrugëdalje për diçka të tillë. Por, në këtë rast është një justifikim mjaft i përshtatshëm për të mos bërë gjë. Por, është sigurisht një rast në të cilën është e nevojshme, nëse ka vullnet nga të dyja palët, që të gjendet një mënyrë për të gjykuar atë person për veprimet që ai mund të ketë kryer”, ka thënë John Erath, drejt i politikave në Qendrën për Kontroll dhe Mospërhapje të Armëve, organizatë jofitimprurëse në SHBA. 

Mirëpo, ish-zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, sheh se nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik mes palëve për të kontribuuar në përfundimin e kësaj çështje. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments