17.4 C
Tetovo
E martë, 24 Shtator, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi nuk e thirr seancën për “Branitellat”, LSDM-ja kërkon komision për...

Afrim Gashi nuk e thirr seancën për “Branitellat”, LSDM-ja kërkon komision për përgjegjësi

LSDM-ja do të dorëzojë kërkesë për mbledhjen e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit për të shqyrtuar përgjegjësinë eventuale të Gashit dhe shkeljen e Rregullores me mos-caktimin e seancës së Komisionit për politika sociale për Ligjin për branitellat. Ata thonë se nëse VMRO-DPMNE-ja nuk bën presion tek Gashi ta thirr seancën, atëherë dyshimet për një marrëveshje mes tyre dhe Gashit, janë të vërteta, thonë ata. Ligji, sipas propozueses Sllavjanka Petrovska, s’është provokim dhe as përpjekje për destabilizim.

“Ajo që ne do ta bëjmë në përputhje me rregulloren, do të thërrasim mbledhje të komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, në të cilën do të diskutohet zbatimi ose jo ligjor të rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër por vetëm për zbatim të rregullores. Kërkojmë që të veproj njëjtë sikurse që veproi me kredinë nga Hungaria. Në të kundërtën do të vërtetohen ndryshimet tona se kjo është një marrëveshje për ta bllokuar ligjin”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments