Gjuha shqipe në Maqedoni nuk është e rrezikuar dhe po përmirësohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
I pyetur për një koment për deklaratën e djeshme të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, se kërcënimi ndaj gjuhës shqipe kërcënon edhe identitetin e shqiptarëve, Mickoski tha:
“Nuk kemi një qëllim të tillë. Ne e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e shqipes, maqedonishtes dhe të gjitha gjuhëve të tjera të përdorura nga qytetarët e Maqedonisë. Nëse ju kujtohet, sivjet në festën e Meçkin Kamen, më 2 gusht, Manifesti u lexua edhe në gjuhën shqipe, jo vetëm në gjuhën maqedonase. Unë e respektoj absolutisht gjuhën shqipe, mendoj se këtë vit 22 Nëntori do të jetë dita e alfabetit të shqipes. Kryetari i Manastirit ka pritur dje kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë në një institucion të rëndësishëm për gjuhën shqipe. Pra, jo vetëm që nuk është e rrezikuar, por edhe është përmirësuar”, tha Mickoski.