Eksperti i Marrdhënieve Ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ka folur për idenë e kryeministrit Rama për ndërtimin e një shteti bektashi.
Ai u shpreh se rreziku që Shqipëria të copëtohet territorialisht është shumë i madh.
Kjo, sepse nëse sunitët do të kërkonin shtetin e tyre, si sekt fetar, shtrirja e tyre në një pjesë shumë të madhe të vendit, përfshirë vende si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Lushnja, do rriste përçarjen në vend.
“Precedenti është i rrezikshëm. Besimtarët që besojnë tek thirrjet e Haxhi Qamilit mund të kërkojnë një shtet sunit, Tirana, Elbasani, Lushnja, Durrësi, enklavë sunite, me kalifat që drejtohet nga një drejtues që ka udhëheqës shpirtëror Erdoganin.
Gjysma e Shqipërisë janë sunitë, Tirana, Durrësi, Elbasani, ne e kemi zemrën në Stamboll tek presidenti turk.
Një pjesë e jugut kalon me Greqinë, pensionet jua shpërndajnë, Rama i rregulloi punët me Mitcotaqis, Beleri u shpall eurodeputet etj. Kryeministri ka konsumuar aktin e tradhëtisë kombëtare,” –tha Osmani.