3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShteti bektashi në Shqipëri’/ Bektashinjtë e Turqisë dalin kundër

Shteti bektashi në Shqipëri’/ Bektashinjtë e Turqisë dalin kundër

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dy ditë më parë, prezantoi idenë e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, sipas një modeli të ngjashëm me atë të Vatikanit në Itali.

Një reagim kundër këtij propozimi ka ardhur nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët nuk kanë shprehur aprovimin.

Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia, në deklaratat e publikuara, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

“Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri ka rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë se Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari, dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si një, këshillon të gjithë të jenë sovranë në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroit Ali”,- tha kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç.

Nga ana e tij, presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, ka deklaruar se besimi i bektashinjve dhe shteti fetar nuk mund të shkojnë paralelisht.

“Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri”, thotë ai/ CNA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments