9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO insiston të zhbllokohet procedura për ligjin e “branitellave”, Miteva: Interpelancë për...

VMRO insiston të zhbllokohet procedura për ligjin e “branitellave”, Miteva: Interpelancë për Ilire Dautin

VMRO – DPMNE këmbëngul që të zhbllokohet procedura për ligjin e “branitellave”. Deputetja e kësaj partie, Maria Miteve u ka bërë thirrje sot deputetëve të LSDM-së, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale të nënshkruan kërkesën që kryetarja e komisionit, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, të vendosë ligjin në rend dite.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Maqedonia jote, anëtarë të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i kanë bërë thirrje deputetëve të LSD-së nga i njëjti komision që ta nënshkruajnë kërkesën drejtuar Ilire Dautit për thirrjen e seancës së Komisionit me pikën e rendit të ditës – Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar që është dorëzuar dhe është propozim i deputetes Slavjanka Petrovska”, ka deklaruar Marija Miteva, VMRO – DPMNE, raporton SHENJA.
Ajo ka parlajmëruar se, nëse kryetarja e komisionit Ilire Dauti nuk e cakton seancën për këtë ligj, do të paraqesin kërkesë për shkarkimin e saj ose interpelancë. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments