Sonte Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke mbajtur mbledhje në hapësirat e Komunës së Tetovës.
Por, një gjest modest i ka bërë përshtypje opinionit. Ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili, në mbledhjen e Qeverisë, e cila po zhvillohet tani, ka shkuar në këmbë, duke u takuar dhe përshëndetur me shumë qytetarë. Ky gjest modest i ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili është përshëndetur nga të gjithë.
Një qytetar nga Tetova, i cili dëshiron të mbetet anonim për redaksinë tonë, ka thënë: “Hysni Ismaili është ministër i popullit, është personalitet që gëzon respekt nga të gjitha moshat, një profesor që rrjedh nga familje e ngritur intelektuale dhe kombëtare”, ka përfunduar qytetari nga Tetova.